Një shpërthim dhe më pas zjarri në një fabrikë bojrash në Columbus, kryeqyteti i shtetit amerikan të Ohio, ka lënë të vdekur një person, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur.
Disa nga të plagosurit arritën të dilnin nga fabrika Henkin-Majestic Paint në Columbus, thanë autoritetet lokale, ndërsa të mbijetuarve të tjerë u duhej ndihma e jashtme dhe ata u dërguan në spital, shkruan AP, trasmeton portal arbresh.info
Të gjithë ata, përfshirë dy persona që janë në gjendje kritike, kanë qenë të qëndrueshëm deri pasdite.
Punonjësi që vdiq u gjet mes rrënojave të ndërtesës, pasi zjarri u shua, tha shefi i batalionit të zjarrit, Steve Martin, dhe viktima është Wendel Light (44), një mbikëqyrës nga salla e shtypit.
Kompania po punon me zjarrfikësit dhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit dhe zjarrit, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë Andrew Smith./arbresh.info/
Vengu nga Munihu: Ushtria e Kosovës, e gatshme të marrë përg...
Mjeku zbulon fjalët rrëqethëse që pacientët i dëgjojnë në mo...
E shtunë me vranësira, intervale me diell dhe riga lokale sh...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...