Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Me ambasadoren Jusufi kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral, duke e vlerësuar lart partneritetin mes dy vendeve fqinje.
Me theks të veçantë u diskutuan opsionet për menaxhim të pandemisë globale Covid-19, si sfidë kryesore për shtetet.
Gjithashtu u theksua nevoja për shkëmbim të vazhdueshëm të përvojave, lidhur me negociatat rreth anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian.
Ambasadorja Jusufi, ka përmendur edhe përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e Forumit të Prespës për dialog, për çka ka ftuar institucionet e Kosovës të marrin pjesë./arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...