Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, tha se nuk e kanë prioritet inspektimin e masave të reja të marra nga Qeveria.
Krejt kjo ngase sipas tij, edhe përkundër rrezikut punëtorët komunalë u anashkaluan dhe nuk u kompensuan sikurse kategoritë e tjera.
Tutje, ai shtoi se do të vazhdojnë me inspektimet e rregullta, duke i quajtur absurde vendimet e kësaj Qeveri dhe asaj paraprake.
“Një absurditet i Qeverisë së kaluar, e po vazhdohet me të njëjtin intensitet edhe nga Qeveria e tashme. Siç e dini aksionet bëhen nga inspektorati lokal, inspektorati qendror dhe Policia e Kosovës, kurse shtesat për rrezikun që e kanë ky staf në raport me zbatimin e masave i kanë marrë Inspektorati qendror, policët, zjarrfikësit dhe mësimdhënësit që nuk kanë të bëjnë fare me mbikëqyrjen e zbatimit të masave, kurse janë përjashtuar punëtorët komunalë të secilës komunë”.
“Zbatimin e masave ndaj Covidit do ta trajtojmë varësisht kohës që e kemi, njësoj sikur secilën temë tjetër pa i dhënë fare prioritet për shkak se nuk mund ne t’i rrezikojmë stafin tonë çdo ditë e në vazhdimësi, e në anën tjetër të jenë sektor dhe profesione krejt të tjera të cilat paguhen për rrezikshmërisë që e ka Covidi”.
Ai theksoi që masat që janë marrë nga Qeveria kanë ardhur për faj të politikanëve dhe se numri i të infektuarve është shumëfishuar nga pakujdesia e tyre gjatë fushatave.
“Po masat janë marrë si pasojë e shkeljeve që janë bërë gjatë fushatës dhe për faj të vet këtyre politikanëve, për shkak se siç e keni parë që nga atëherë e deri tash është shumëfishuar numri i të infektuarve dhe sidomos numri i rasteve që përfundojnë me fatalitet”, tha ai për EO.
“Kësisoj masat kanë qenë mund të them proporcionalisht me fajin që e kanë këta politikanë me gjendjen shëndetësore që e ka ky popull”, u shpreh tutje ai.
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...