Një tren që qarkullonte në relacionin Gjevgjeli – Shkup, rreth orës 11:40 në Veles, para urës ”Gemizhii” përplasi për vdekje një djalë 21 vjeçar, transmeton Lobi
21 vjeçari u dërguar në Spital, por mjeku Vasilka Panovska Pop Stefanova vetëm se konstatoi vdekjen e tij.
Sipas informacioneve fillestare nga dëshmitarët okularë, 21 vjeçari ishte hedhur para trendit duke i marrë jetën vetes.
Për shkak të aksidentit, trafiku në qytet ishte i bllokuar për shkak se treni kishte bllokuar kalimin te ura e re, njoftuan nga Policia e Velesit.
Ekipet nga policia e Velesit dhe Prokurori Publike dolën në terren dhe punojnë në zbardhjen e rastit. Trupi i 21 vjeçarit është dërguar për obduksion.
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...
Gjendet i gjallë 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy ja...
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkom...
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para