Drejtori për Punë Inspektuese në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë me dije se sot së bashku me inspektorët e shërbimeve publike kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e trotuareve nga shitësit që shesin mallra dhe produkte ushqimore në hapësirat publike në qytetin e Gjakovës.
Hoxha ka treguar se ky aksion është ndërmarrë pas kërkesave të shumta nga qytetarët, ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengim të lëvizjes së lirë.
Ai ka theksuar se synojnë që bashkërisht edhe me ndihmën e shitësve ambulantivë dhe të qytetarëve të krijojnë kushte sa më të mira për shitësit dhe për konsumatorët.
“Inspektorët e shërbimeve publike do të jenë në terren për të përcjell gjendjen në këtë aspekt, që të largohet ekspozimi i mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve. Në Gjakovë janë tregjet e caktuar për shitësit që shesin mallra dhe produkte ushqimore, prandaj ne synojmë që bashkërisht edhe me ndihmën e tyre dhe të qytetarëve të krijojmë kushte sa më të mira për shitësit dhe për konsumatorët. Kjo është në të mirën e të gjithëve”, ka thënë Fazli Hoxha, drejtor për Punë Inspektuese në Gjakovë./arbresh.info/

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...