Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka bërë të dituer se janë konfirmuar edhe 100.620 vaksina anti Covid në qershor, për qytetarët e Kosovës.
Zemaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se nga komunikimi i fundit që ka pasur sot me COVAX, janë konfirmuar edhe mbi 100 mijë vaksina antiCovid. Këtë komunikim thotë se a përcolli ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kujtojmë se sot ka filluar vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë dhe personave të moshuar me vaksinën antiCovid në vendin tonë./arbresh.info/
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të…
Posted by Armend Zemaj on Tuesday, March 30, 2021
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihe...
7 viktima nga vapa në Francë, vala e të nxehtit përfshin edh...
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrest...