Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze.
Ambasadori Benscze ka përgëzuar Konjufca për detyrën e re.
Të dy palët kanë shfaqur shpresën se ky proces do të përmbyllet suksesshëm me zgjedhjen e presidentes së re të vendit.
Konjufca ka falënderuar Hungarinë për ndihmën që ia ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme, duke përmendur kontributin e saj edhe para vitit 1999, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdimin e mbështetjes së mëtejme.
Në takim është diskutuar për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në menaxhimin e pandemisë.
Të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet të të dy shteteve./arbresh.info/


FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...