Dy persona janë arrestuar dje në fshatin Klinë e Poshtme në Skenderaj, pasi që gjatë kontrollimit të veturës dhe shtëpisë së tyre, janë gjetur dhe konfiskuar 3 kg e 120 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se nga të dyshuarit është sekuestruar vetura dhe dy telefona, shkruan arbresh.info
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Fsh. Klinë e Poshtme, Skenderaj 26.03.2021 – 18:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollimit të veturës dhe shtëpisë së tyre, janë gjetur dhe konfiskuar 3 kg e 120 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Nga të dyshuarit, është sekuestruar vetura dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...