Dy trena të udhëtarëve janë përplasur mes vete në pjesën jugore të Egjiptit, duke lënë të vdekur 32 persona e mbi 60 të tjerë të lënduar, njoftuan autoritetet shëndetësore.
Dhjetëra autoambulanca shkuan me shpejtësi në vendin e aksidentit në provincën Sohag, mbi 450 kilometra në jug të kryeqytetit Kairo, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Mediet lokale publikuan video të disa vagonëve të kthyer mbrapsht, ndërsa udhëtarët ishin të ngujuar brenda tyre, shkruan Daily Mail.
Disa viktima u panë se janë pa vetëdije, ndërsa të tjerëve u rridhte gjak nga trupi. Njerëzit që ishin jashtë trenit i nxorën trupat dhe i lanë në tokë. Aksidenti ndodhi mes Dafan Al-Sawam dhe qytetit Tahta.
Autoritetet lokale shëndetësore kanë dërguar 49 autoambulanca në vendin e ngjarjes. Spitalet e rajonit kanë shpallur gjendje emergjente për t’u përgatitur për pranimin e personave të lënduar nga ky aksident i rëndë.
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...