Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap me drogë ditën e sotme në Sarandë. Neshat Çiflikut iu sekuestruan 250 kg kanabis në kamionin e tij pranë pikës kufitare të Qafë-Botës.
Çifliku,banues në Berat, drejtonte kamionin tip “DAF” me targa AA026AU. Gjatë kontrollit të detajuar në të gjithë kamionin, ne te cilin dyshohej se kishte lende narkotike, si fillim u konstatua se pjesa e sipërme e tavanit të automjetit, ishte e lyer me bojë të re, njofton policia e Sarandës.
Më pas nga kontrolli i imtësishëm në tavanin e kamionit u konstatua sasia e lëndës narkotike të llojit Cannabis Sattiva, e cila ishte e ndarë në pako me peshë të ndryshme, të mbështjella me letër natribani të tejdukshëm.
Sipas policisë “gjithsej, u gjetën të fshehura 231 pako me lëndë narkotike “Canabis sattiva”, me peshë totale prej 250-kilogramë”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i Lëndëve Narkotike”./Oranews/
BE në Kosovë thirrje partive politike: Zgjedhje të lira, të ...
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregu...
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...