Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të Zëvendëskryeministrit Thaçi se Opozita ka falsifikuar peticionin dhe se një qytetar ka nënshkruar deri në 600 herë.
Krasniqi ka thënë se Thaçi po mundohet që, sic tha ai, me shpifje ndaj peticionit ta fshedhë dështimin e vet diplomatik.
Ky është postimi i plotë i Frashër Krasniqit:
Dështimin e vet diplomatik, Thaçi po mundohet ta fshehë me shpifje ndaj petiticionit më të madh që është realizuar ndonjëherë në Kosovë. Ai po i quan qytetarët falsifikatorë, sikur që Isa Mustafa i quante të padijshëm e injorantë.
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, do të mund ta përdornin peticionin si argument për tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi.
Është brengosëse se sa larg mund të shkojnë këta qeveritarë, për t’i qëndruar besnikë Serbisë.
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregu...
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...