Të brengosur nga rastet e shumta me aksidente në komunikacion, një grup qytetarësh marshoi sot nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek ai “Skënderbeu” në Prishtinë. Qëllimi i tyre ishte të përcjellin mesazh vetëdijesues tek qytetarët dhe institucionet, për kujdesin në komunikacion.
Të dëshpëruar nga numri i madh i viktimave të trafikut rrugor këtë vit, ata thanë se institucionet duhet të punojnë më shumë dhe qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm në rrugë.

Muhamet Krasniqi, i cili foli në emër të qytetarëve, tha se të gjithë, përshirë institucionet dhe qytetarët, duhet të punojnë për sigurinë në rrugë.

“Thuaj jo krimeve në rrugë” ishte pankarta që e mbanin qytetarët në duar teksa marshonin në qendër të Prishtinës. Atyre iu bashkuan edhe një grup çiklistësh.
Edhe organizata “Nisma Vetëdijesuese për çiklizëm” e shënoi ditën për përkujtimin e viktimave të aksidenteve në rrugë.
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregu...
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...