Real Madrid është duke konsideruar rikthimin e mundshëm të sulmuesit së Juventusit, Cristiano Ronaldo.
Portugezi ka fituar 15 trofe gjatë nëntë viteve në “Santiago Bernabeu” duke përfshirë tri herë radhazi Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.
Mundësitë që Ronaldo të rikthehet te skuadra spanjolle janë të mëdha, sidomos duke pasur parasysh formën jo të mirë te Juventusit.
Por, si mund të jetë formacioni i Realit me Ronaldon?
Sipas “Sports Mole”, formacioni do jetë i njëjti ashtu siç është duke luajtur Real Madridi vetëm se në vend të Vinicius Juniorit do jetë portugezi.
Formacioni i mundshëm i Realit me Ronaldon:
Courtois; Varane, Ramos, Nacho, Carvajal, Mendy; Casemiro, Modric, Kroos; Benzema, Ronaldo.

Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...