Studiuesit në spitalin mësimor Greifswald në Gjermaninë veriore thanë të premten se ata kishin zbuluar shkakun e problemeve të pazakonta të mpiksjes së gjakut të gjetura në disa të vaksinuar me vaksinën e koronavirusit AstraZeneca, njoftoi transmetuesi publik Norddeutscher Rundfunk (NDR).
Studimi tregoi se si vaksina shkaktoi mpiksjen e gjakut në tru në pak pacientë. Zbulimi do të thotë që trajtimi për këtë problem mund të zhvillohet për të parandaluar pasojat.
Suksesi ishte rezultat i bashkëpunimit midis spitalit Greifswald, rregullatorit shtetëror të shëndetit Instituti Paul Ehrlich (PEI), si dhe mjekëve nga Austria – ku një infermiere vdiq nga tromboza në tru pasi u vaksinua me vaksinën AstraZeneca.
Mjekimi kur shfaqet tromboza
Studiuesit theksuan se mjekimi do të ishte i mundur vetëm te pacientët ku shfaqen mpiksjet e gjakut, jo si mjekim parandalues.
Informacioni është shpërndarë te spitalet e të gjithë Evropës.
Gjermania, si dhe disa shtete të tjera anëtare të BE, pezulluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca të hënën pas raporteve të mpiksjes së pazakontë të gjakut.
Të enjten Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) tha se nuk ka asnjë lidhje të provuar midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, bazuar në informacionin që ata kishin. Ata gjithashtu deklaruan se përfitimet nga vaksinimi kapërcejnë çdo rrezik të mundshëm.
Gjermania vendosi të rifillojë vaksinimet me vaksinën AstraZeneca të premten. Deri të enjten Gjermania kishte injektuar mbi 10 milionë doza të vaksinave COVID-19, përfshirë vaksinën AstraZeneca./dw/
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...