Një kufomë e dekompozuar është gjetur nga ana e policisë në Malin e Tyrbes në Lezhë. Nga uniformat blu mësohet se kufoma i përket një 63-vjeçareje me iniciale A.Gj. banuese në Lezhë.
Nga verifikimet ka rezultuar se 63-vjeçarja ishte denoncuar e zhdukur nga bashkëshorti i saj Ll.Gj. rreth 1 muaj më parë, më datë 25 Shkurt. Ai kishte bërë kallëzim në polici për humbjen e bashkëshortes.
Por pavarësisht kërkimeve gjatë kësaj kohe, 63-vjeçarja nuk ishte gjetur nga shërbimet e policisë. Shkaqet e vdekjes së saj janë ende të papërcaktuara dhe për këtë do të pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.
Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes./tvklan
Kthehemi në Hënë, pastaj Marsi: NASA po lanson misionin Arte...
Tahiri thotë se Kurti kishte mundësinë ta zgjidhë presidenti...
Gërvalla takon Palatovën, në fokus reformat në drejtësi
Kurti me mesazh mbështetjeje për FFK-në dhe Kombëtaren e Kos...
FFK i del në mbrojtje Vedat Muriqit pas fyerjeve që mori nga...
Punëtorët e KEK-ut s’e morën pagën e 13-të, Sindikata: Kryem...