Në lidhje me vajzat dhe djemtë e “Për’puthen” kanë dalë shumë thashetheme, nga më të ndryshmet mund të themi.
E pre e tyre ka rënë edhe Ledjana, e cila po akuzohet nga persona jashtë emisionit se ka të dashur jashtë emisionit.
Jo vetëm kaq, thuhet se i dashuri i saj është jashtë Shqipërisë në burg. “Kryefjala” publikoi gjatë ditës së djeshme disa mesazhe të cilat thuhej se ishin të Ledjanës dhe partnerit të saj jashtë emisionit, teksa ky i fundit i kërkonte të linte “Për’puthen” dhe ta ndihmonte të dilte nga burgu.
Ndërkohë, në mesazhe Ledjana i përgjigjej se po bënte thjesht lojë në emision dhe nuk i pëlqente vërtetë Mevlani. Këtë lajm e ripostoi opinionisti Olti Curri në InstaStory-n e tij, duke shkruar:
“Ledjana, vajza e parë që shfaq ndjeshmëri aty, me lekët e Giveaway do nxjerrë të dashurin nga burgu. Unë do marr pjesë tek loja e saj.”
Këtë e ripostoi edhe konkurrentja, e cila megjithëse është prekur më herët për akuzat, duket se tashmë e ka marrë me sportivitet situatën dhe shkruan: “Merrni pjesë të gjithë se është tepër e rëndësishme”
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit