“Quo Vadis, Aida?”, film i regjisores nga Bosnje e Hercegovina, Jasmilla Zhbaniq, u nominua për Çmimin Oscar, në kategorinë për filmin më të mirë jashtë botës anglishtfolëse, njoftoi të hënën Akademia amerikane e Filmit.
Filmi flet për gjenocidin në Srebrenicë dhe është i pari me metrazh të gjatë që trajton këtë temë.
Ngjarja zhvillohet në korrik të vitit 1995 dhe personazhi kryesor është Aida – një përkthyese për Kombet e Bashkuara – e cila përpiqet të shpëtojë familjen e saj, pasi ushtria e Republikës Sërpska merr kontrollin e Srebrenicës.
Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995.
Regjisorja e filmit, Zhbaniq, thotë se “Quo Vadis, Aida?” bazohet në fakte, te të cilat ajo ka arritur duke lexuar dëshmi dhe libra, duke parë video, si dhe duke biseduar me ekspertë dhe dëshmitarë.
Mbi 90 vende të botës kanë mundur të aplikojnë për kategorinë e filmit më të mirë jashtë botës anglishtfolëse.
Në këtë kategori tashmë janë nominuar edhe filmi danez “Another round”, filmi nga Hong Kongu “Better days”, filmi rumun “Collective” e të tjerë.
Çmimet Oscar do të ndahen më 25 prill.
Bosnje e Hercegovina tashmë ka fituar një Oscar me filmin “Toka e askujt”, të regjisorit Danis Tanoviq, i cili në vitin 2001 është shpallur filmi më i mirë i huaj.
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...