Dua Lipa do të performojë në mesin e shumë yjeve botërore në ceremoninë prestigjioze të çmimeve “Grammy” që do të zhvillohet mbrëmjen e së dieles.
Ajo po ashtu është e nominuar për çmime në gjithsej gjashtë kategori të mëdha: “Record of the Year”, “Album of the Year”, “Best Pop Vocal Album”, “Song of the Year”, “Best Pop Solo Performance” dhe “Best Pop Duo/Group Performance”.
Këngëtarja 25 vjeçare nga Kosova është e mahnitur për nominimin e saj në të gjitha këto kategori. Në një intervistë për “Mirror” këngëtarja ka thënë se “këto janë gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra”.“Shpresoj që nuk do të më zgjojë dikush nga gjumi dhe të më thotë: Në rregull, është koha për shkollë”, është shprehur Dua.
Në ceremoninë e këtij viti, artisten kosovare e kalon me nominime vetëm diva e muzikës Beyonce e cila është e nominuar në nëntë kategori. Kujtojmë se Dua kishte fituar dy çmime “Grammy” edhe në vitin 2019.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...