Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer i ka konfirmuar bisedimet për kontratën e re me Eric Baillyn.
Solskjaer po fliste për media para ndeshjes me West Ham, ku u pyet për Baillyn kontrata e të cilit skadon në vitin 2022.
Mbrojtësi ka bërë përshtypje të mira, por ka pasur shumë dëmtime që kur u bashkua me klubin për 30 milion funte nga Villarreal në vitin 2016.

“Ne kemi filluar të flasim. Eric po qëndron në formë më gjatë dhe unë jam shumë i lumtur me të”.
“Stili i tij i lojës e ka bërë atë të humbasë shumë ndeshje. 100 ndeshje nuk janë të mjaftueshme për periudhën që ai ka qenë këtu”, ka thënë trajneri. /Telegrafi/
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin