Pushteti nuk pranon kushtin e opozitës shqiptare që në kuadër të ndryshimeve kushtetuese gjatë negociatave me BE-në të largohet edhe përcaktimi 20% nga Kushtetuta.
Nga BDI thonë se opozita shqiptare nuk posedon fuqi politike për ta çuar këtë proces deri në fund.
“Qytetarët kanë nevojë për subjekte të cilat mund t’i prijnë dhe zbatojnë ato politika dhe jo për subjekte që marrin kafshatë që nuk mund ta kapërdijnë dhe nuk mund t’i realizojnë, ashtu siç ndodhi me ligjin për shtetësi dhe siç po ndodhë me këto iniciativa bllokimi”, tha Artan Grubi, Zëvendëskryeministër për Sistem Politik.
VMRO-DPMNE-ja nuk e ka diskutuar këtë çështje edhe pse lideri i kësaj partie kohë më parë deklaroi se mbështet largimin e 20% nga Kushtetuta.
“Mos të flasim para kohë dhe të shohim për çfarë bëhet fjalë. Shumë gjëra janë futur në këtë Kuvend por gjatë procedurës kanë pësuar ndryshime. Do të prononcohemi në kohë”, theksoi Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Kërkesa e opozitës shqiptare vjen pak ditë pasi kryeministri Zora Zaev deklaroi se gjatë negociatave me BE-në duhet hapur kushtetuta dhe duhet përfshi në Preambulë dhe dispozita tjera të gjitha bashkësitë etnike në vend. Në Kushtetutën aktuale përcaktimi 20% i referohet përdorimit zyrtar të gjuhës dhe përfaqësimin adekuat në institucionet publike./alsat
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...