Rusia ka shënjestruar Gjermaninë më shumë sesa secilin vend tjetër në Bashkimin Evropian në përpjekjet e saj për dezinformim, është thënë në një raport të ri të bllokut evropian.
“Asnjë shtet anëtar i Bashkimit Evropian nuk është duke u sulmuar më shumë sesa Gjermania”, është thënë në raportin e publikuar më 9 mars nga shërbimet diplomatike të BE-së në Bruksel.
Në raport është thënë se “fushatat sistematike” janë lansuar në nivel politik dhe përmes mediave të afërta me Kremlinin.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, i ka konsideruar “qesharake” këto pretendime.
Raporti vjen teksa Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Rusinë për fushata të koordinuara të dezinformimit, me qëllim të minimit të besimit te vaksinat kundër koronavirusit, të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet Perëndimore.
Bashkimi Evropian ka thënë se prej vitit 2015, më shumë se 700 raste janë regjistruar për Gjermaninë në databazën “BE vs. Dezinformimi”
Franca është thënë të jetë shënjestruar më shumë se 300 herë, derisa Italia rreth 170 herë.
“Kremlini krijon një imazh intelektual të Gjermanisë, në të cilën ka pak zëra të arsyeshëm në korin e paarsyeshëm ‘rusofob’”, është thënë në raport.
Duke i përshkruar gjetjet si “jo të befasishme”, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë se lidhjet në mes të shoqërisë civile në Gjermani dhe Rusi, do të ndihmonin që informacioni i rremë për shtetin e tij, të bie nëpër veshë të shurdhër./rel/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës