
Soccer Football - Serie A - AC Milan v Sampdoria - San Siro, Milan, Italy - January 6, 2020 AC Milan's Zlatan Ibrahimovic during the match REUTERS/Daniele Mascolo
Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar se nuk i kishte folur Adriano Gallianit pasi Milani e kishte shitur në Paris Saint-Germain në verën e vitit 2012.
Sulmuesi 39-vjeçar foli për RAI TV dhe zbuloi se është i hapur për ta vazhduar marrëveshjen me Milanin edhe për sezonin e ardhshëm.
Ai foli edhe për karrierën e vet në përgjithësi, më saktësisht për kalimin nga Milani në PSG më 2012 dhe për lidhjet që i ka me ish-shefin ekzekutiv të Milanit, Adriano Galliani.
“E dua Gallianin. Ne kemi marrëdhënie të veçantë. Nuk isha i lumtur në muajt e mi të fundit në Barcelonë dhe ai më solli në Milan ku m’u rikthye buzëqeshja. E thërras atë bos”, tha suedezi.
“Në fund të sezonit 2011/12 e patëm një takim me të dhe i thashë të mos më telefononte gjithë verën, sepse e dija se do të më dërgonte në një klub tjetër”.
“Gjithçka shkoi mirë deri dy ditë para fillimit të përgatitjeve parasezonale. Galliani më telefonoi dhe mendoja se po më pyesja si isha e si ndihesha”.
“Por ai më dërgoi në PSG në vend se ta bënte atë. në fund, u ndjeva mirë në Paris, por nuk i fola Gallianit për disa muaj”, tregoi ai. /Gazeta Express/
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...