Rreth dy javë më parë, Carlos Tevez humbi të atit për shkak të infektimit me Koronavirus.
Për këtë arsye, 37-vjeçari ka munguar për një kohë relativisht të gjatë në stërvitjet e Boca Juniors, duke “ushqyer” zërat se kishte vendosur të tërhiqej përfundimisht nga futbolli.
Në një reagim në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Manchester United, Manchester City-t dhe Juventusit në Evropë i ka hedhur poshtë këto raportime.
“Për fat të keq, ka shumë njerëz që duhet të informohen më parë, por në vend që ta bëjnë këtë, shpërndajë thashetheme keqdashëse në formë pyetjesh. E them këtë sepse po shkruajnë shumë gjëra në lidhje më të ardhmen time që nuk janë të vërteta.”
Carlos Tevez ka mundur të fitojë plot 5 tituj kampion në Angli dhe Itali: 2 me Manchester United, 1 me City-n dhe 2 me Juventusin.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...