Fikayo Tomori ka impresionuar me paraqitjet e tij te Milani.
Mbrojtësi anglez është në huazim te Rossonerët nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni.
Sipas asaj që raporton Gianluca di Marzio, Milani ka të drejtën për të blerë lojtarin në muajin korrik, mirëpo çmimi është i lartë.
Chelsea e ka njoftuar klubin italian se për t’i marrë shërbimet e Tomorit duhet të paguajnë 28 milionë euro.
Por, drejtori sportiv i Milanit kërkon që ajo shumë të ulet, mirëpo The Blues nuk pajtohen me detaje të tjera.
Skuadra italiane shpreson që sa më parë të bind Chelsean në shitjen e lojtarit për një shumë rreth 20 milionë. /Telegrafi/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...