Ukraina ka regjistruar një rritje gati 40% në rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, tha Ministri i Shëndetësisë Maksym Stepanov, sapo vendi ka filluar me programin e vaksinimit, shkruan Reuters.
Një total prej 8,147 rastesh u regjistruan të mërkurën, shifra më e lartë që nga mesi i janarit kur numri i rasteve të reja qëndroi në 8,199, tha Stepanov në Facebook. Kishte 5,850 raste të reja që nga 24 shkurt.
Të dhënat e ministrisë tregojnë se shumica e rasteve të reja janë regjistruar në pjesën perëndimore të vendit dhe në kryeqytetin Kiev. Vendi ka regjistruar gjithsej 1,325,841 raste me 25,596 vdekje nga COVID-19 deri më 25 shkurt, transmeton arbresh.info.
Rastet e koronavirusit janë rritur pas një qetësie gjatë një izolimi në fillim të vitit. Qeveria ka ngritur spitale të lëvizshme në Ukrainën perëndimore për të përballuar një rritje të rasteve në rajonin Ivano-Frankivsk.
Ukraina të mërkurën filloi fushatën e saj të vaksinimit COVID-19 dhe 159 punëtorët e parë mjekësorë morën dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, grupi i parë i së cilës erdhi në Ukrainë të martën nga India./arbresh.info/
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...