Ka filluar takimi i Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19, shkruan arbresh.info.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë takimit të Komitetit për vlerësimin e situatës me COVID-19, ka thënë se gjendja me pandeminë në vendin tonë është nën kontroll.
Zemaj ka shtuar se në dy javët e fundit janë raportuar 4 mijë e 122 raste pozitive, dhe 49 raste të vdekjes, ndërsa pozitiviteti është 1.18%
Ministri ka paralajmëruar se gjatë këtyre javëve mund të ketë rritje të rasteve pozitive.
“Sipas projeksionit të institutit, deri më 21 shkurt 2021 duke marrë për bazë numrin e rasteve pozitive dhe numrin e vdekjeve, numri i të sëmurëve do të sillet 312-321 raste, mesatarja 317 raste në 100 mijë banorë, që do të paraqiste rritje prej 6.9%, 4-5 vdekje brenda ditës me ulje 19.2%”, ka thënë Zemaj.
Ai ka shtuar se bazuar në situatën epidemiologjike, duhet të vazhdohen masat rigoroze dhe kufizimi i lëvizjes dhe aktiviteteve nëpër komuna duke i klasifikuar ato sipas kategorizimit në bazë të ngjyrave.
Zemaj ka shtuar se nga data 4-21 shkurt 2021, janë testuar 285 mijë e 900 persona të dyshimtë me virusin Sars COV-2.
“Deri më tani janë regjistruar 66 mijë e 380 raste pozitive. Deri më 21 shkurt 58 mijë e 169 janë të shëruar, dhe aktualisht janë 6 mijë e 639 raste aktive”, ka thënë Zemaj./arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...