Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, thotë se dokumenti për vettingun është i përfeksionuar.
“Qeveria e re, në rast se ka vullnet të implementojë dokumentin e përgatitur nga akterët kyç dhe shoqëria civile, atëherë ai është gati dhe i perfeksionuar, sepse është punuar nga profesionistët”, deklaroi Selimi për arbresh.info.
Nevoja për vetting në drejtësi është shtruar shpesh edhe nga organizatat joqeveritare që merren me monitorimin e këtij sektori. Madje, disa prej këtyre organizatave janë shprehur të bindur se gjendja në sistemin e drejtësisë nuk mund të ndryshojë pa ndodhur një proces i vettingut.
Ministri Selimi, thotë se Grupi Punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënies duke përfshirë edhe procesin e vettingut tashmë ka dorëzuar raportin.
“Unë vazhdoj të mendoj që vettingu mund dhe duhet të implementohet. Është koha që të ndershmit të vazhdojnë të punojnë, pa trysninë e tjetrit. Të pandershmit dhe ata që kanë prishur sistemin, të përballen me thyerjen e betimit të prokurorit/gjyqtarit. Askush nuk ka të drejtë të jetë mbi ligjin, e më së paku ata që thirren të jenë peshore e drejtësisë së barabartë”, shprehet Selimi.
Përvojat nga e kaluara në lidhje me procesin e vettingut është përdorur shpesh herë nga partitë politike si parakusht për kthimin e besimit të kosovarëve në sistemin e drejtësisë.
Pas miratimit të reformës në drejtësi, vettingu është çështja kryesore në vëmendjen e politikës vendase dhe ndërkombëtare, pasi që vettingu (reforma), synon nxjerrjen e personave të korruptuar jashtë sistemit të drejtësisë.
Në dhjetor të 2020, Grupi Punues dorëzuan raportin me modalitetet e llogaridhënies me përfshirjen e Vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Pjesë e grupit punues ishin të gjithë hisedarët e sistemit të drejtësisë dhe ishte i kryesuar nga shoqëria civile.
Ata na kanë propozuar katër modalitete, të cilat më pas i janë dërguar Qeverisë së Kosovës për miratim./arbresh.info/
Douglas Luiz në “radarin” e gjigantit të Premier...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Mourinho paralajmëron Real Madridin para përballjes së fundi...
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...