U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Szunyog e uroi Osmanin edhe njëherë me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe e përgëzoi për rezultatin në zgjedhjet parlamentare, shkruan arbresh.info.
“Palët diskutuan për rëndësinë e madhe që ka themelimi sa më i shpejt i institucioneve me qëllim të sigurimit të stabilitetit në vend. Po ashtu, të dy palët u dakorduan që kjo do të ndihmonte shumë edhe qasjen efektive në trajtimin serioz të situatës me pandeminë dhe angazhimin për ri-ngritje ekonomike”, njofton presidenca.
Në këtë drejtim, theks i veçantë gjatë takimit është vënë në sigurimin sa më të shpejtë të vaksinës. Me këtë rast, u.d. Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi sa më konkret me BE-në dhe vendet anëtare të BE-së për sigurimin e vaksinës në një kohë sa më të shkurtër.
U.d. Presidentja Osmani e falënderoi BE për rolin mbështetës të BE-së në procesin e zgjedhjeve, si dhe theksoi që tash është e rëndësishme që të sigurohemi që të respektohet vullneti i qytetarëve.
Osmani e siguroi Szunyog që orientimi zhvillimor do te jetë i fokusuar në investime në fusha si sundimi i ligjit, punësimi, shëndetësia, arsimi, mjedisi, si dhe digjitalizimi./arbresh.info/
Rama ndan video nga vizita në Bazilikën e Zojës së Këshillit...
Ministri i Jashtëm gjerman: Çdo marrëveshje për kontrollin e...
Plagosja e 40-vjeçarit në rrugën Gjilan-Kamenicë, arrestohen...
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Arrestohen tre persona në Drenas për pjesëmarrje në grup kri...
“Rrugëtimi i Kosovës nga paslufta drejt një shteti ku sundon...