Gjatë periudhës 17 – 22 shkurt priten sasi të pakta reshjesh dhe vetëm në zona të izoluara të basenit të Drinit; 2-4 cm borë në zonat malore mbi 1000 m lartësi nga niveli detit ndërsa shira të dobët në pjesën tjetër të basenit.
Sipas MeteoAlb edhe 10-ditëshi i fundit i shkurtit, parashikohet të jetë kryesisht pa reshje; konkretisht priten vetëm 2-3 ditë me vranësira të zhvilluara të cilat do të mund të prodhojnë sërisht vetëm sasi të pakta shiu në zonat e ulëta të basenit të Drinit si edhe, 2-4 cm borë në zonat malore mbi 1300 m lartësi nga niveli detit.
Temperaturat do të rriten në rrjedhën e poshtme të Drinit por mbeten të ulëta në rrjedhat e mesme dhe të sipërme të tij, deri nga java tjetër kur parashikohet që temperaturat të kalojnë në vlera pozitive n pjesën më të madhe të basenit të Drinit.
Megjithatë, edhe në 10-ditëshin e fundit të muajit shkurt, sërish do të ketë hyrje 2-3 ditore, të masave ajrore të ftohta dhe të thata nga verilindja e Europës duke rikthyer temperatura shumë të ulëta në terrenet malore të basenit të Drinit./TCH
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS