Sot me (14 shkurt) po mbahen zgjedhjet paralamentare në Kosovë.
Kosovarët kanë filluar të votojnë këtë të diel për zgjedhjet e reja parlamentare. Këto zgjedhje mund të komplikojnë përpjekjet perëndimore për të zgjidhur mosmarrëveshjen territorial që ka zgjatur me dekada me Serbinë, shkruan Reuters transmeton portali arbresh.info
Tutje mediumi i njohur ‘Reuters’ ka shkruar sot se Kosova po voton në zgjedhjet që mund të komplikojnë dialogun me Serbinë.

Serbia, e mbështetur nga Rusia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke përmendur nevojën për të mbrojtur të drejtat e pakicës së saj serbe në Kosovë.
Negociatorët nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të sigurojnë një kompromis për të lejuar Kosovën të anëtarësohet në Organizata Ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe NATO.
Me një të tretën e forcës së saj të punës të papunë dhe një prodhim të brendshëm bruto për banor prej 4 mijë e 300 dollarë, Kosova mbetet vendi më i varfër në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Pothuajse 2 mijë e 400 qendra votimi u hapën në ora 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 19 pasdite. Rezultatet e para priten disa orë më vonë. / arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...