Në Spitalin e Pejës po trajtohen 64 pacientë me koronavirus.
Nga këta pacientë, 45 janë në oksigjenoterapi, 3 në Respirator dhe 14 në gjendje të rëndë.
Postimi i plotë:
Aktualisht 64 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 3 pacientë janë në Respirator (CPAP).
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 254 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
2 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2, prej tyre 1 e gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
256 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3764 analiza ndërsa janë kryer 12 operacione.
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...