Më shumë se 13 milionë njerëz në Britani të Madhe kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, tha kryeministri Boris Johnson.
Qeveria është në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimin e saj, i cili është që 15 milion njerëz të marrin dozën e parë të vaksinës deri në mes të shkurtit, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Rreth 520,000 britanikë tashmë kanë marrë dozën e dytë. Në Angli, një në katër të rritur është vaksinuar.
Numri i infeksioneve të reja të regjistruara të mërkurën ishte pak më shumë se 13 mijë dhe më shumë se një mijë njerëz vdiqën.
Sipas autoriteteve, të dy normat janë duke rënë.
Këshilltari shkencor qeveritar Patrick Vallance shprehu kënaqësinë me shifrat. Ai tha se kjo është gjëja më e rëndësishme në luftën kundër llojeve të reja të koronavirusit.
Britania ka qenë e goditur rëndë në valën e dytë të pandemisë, ndërsa atje është shfaqur edhe lloji i ri i koronavirusit, që sipas shkencëtarëve konsiderohet 70% më ngjitës në krahasim me infeksionin e parë të koronavirusit./arbresh.info/
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...