Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se dyert e aleancës janë të hapura, por se Ukraina duhet të zbatojë reformat.
“Sa më e suksesshme të jetë Ukraina në zbatimin e reformave, aq më shpejt mund të arrijë anëtarësimin në NATO,” tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për media pas takimit të tij me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal.
Stoltenberg theksoi se “dera e NATO-s mbetet e hapur,” duke shtuar se udhëheqësit e NATO-s do të diskutojnë mbi politikën e zgjerimit të aleancës ushtarake gjatë takimit të tyre në Bruksel.
Ai po ashtu njoftoi se NATO ka rritur praninë e saj mbi Detin e Zi me tre anije detare amerikane dhe me patrullim ajror, sepse siç tha ai,“ ne e dimë rëndësinë e saj të madhe strategjike për aleatët dhe Ukrainën”.
Stoltenberg theksoi se NATO në vazhdimësi ka rregulluar praninë e saj mbi Detin e Zi në mënyrë që “ajo të mos dominohej nga një vend, Rusia.”
I pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit në Moskë, Stoltenberg kundërshtoi dënimin e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, si dhe kërkoi lirimin e tij dhe të mbështetësve të tij pa kushte dhe menjëhershëm.
Ai po ashtu kritikoi forcat ruse të sigurisë për “përdorimin e tyre të dhunës në shtypjen e zërave të ligjshëm të opozitës”, si dhe shtoi se vendimi i javës së kaluar mbi opozitarin rus ishte një “shtrembërim i drejtësisë duke shënjestruar viktimën e një sulmi me agjent kimik”.
Një gjykatë në Moskë javën e kaluar dënoi Navalny-n me dy vite e tetë muaj burg për shkelje të lirimit me kusht.
Lideri i opozitës u arrestua në kryeqytetin rus pas kthimit të tij nga Gjermania më 17 janar, ku ai mori trajtim pas helmimit nga një agjent kimik i shkallës ushtarake që i përkiste grupit Novichok.//AA/arbresh.info/
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...