Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano, e ka shtuar presionin mbi Antonio Conten duke thënë se Interi e ka obligim ta fitojë titullin e Serie A, pasi Milani e ka ndërtuar skuadrën e vet duke shpenzuar vetëm 1.5 milion euro.
Nerazzurrët ndodhen dy pikë prapa Rossonerëve në tabelën e kampionatit italian, ndërsa më 21 shkurt do të zhvillojnë derbin vendimtar të sezonit – Derby della Madonnina.
Derisa ish-drejtori i zikaltërve, Marco Branca, ka thënë se ata nuk e kanë obligim ta fitojnë titullin, lojtari që ka luajtur për të dyja skuadrat – Antonio Cassano – nuk e ndan të njëjtin mendim.
“Klubi i ka blerë të gjithë lojtarët që i ka dashur Conte në verë, ai e ka obligim që të fitojë. Ai u eliminua nga Evropa, do të ishte dështim i madh nëse nuk e fiton Scudetton”.
“Milani e ka ndërtuar skuadrën me 1.5 milion euro dhe po bën një sezon të mrekullueshëm. Nëse Rossonerët e fitojnë titullin, do të ishte një masakër për Interin”, ka deklaruar Cassano për Bobo TV në Twitch. /Telegrafi/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh