Për shkak të motit dhe temperaturave të ngrohta në Afrikën e Veriut, pluhuri atje është ngritur deri në pesë kilometra në ajër dhe është bartuar nga era e jugut në Evropë, pra edhe në Zvicër.
Ky pluhur nga shkretëtira afrikane ka errësuar të shtunën qiellin në disa vende në Zvicër, shkruan sda.
Pluhuri, si i tillë, nuk përbën problem problem për njerëzit, por vetëm krijon më shumë re në qiell.
Pas një përqendrimi të shtuar të pluhurit të premten, edhe më shumë pluhur saharian në Zvicër pati të shtunën, njoftoi Meteoschweiz në Twitter, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, pamja në disa vende ishte e mjegullt dhe drita kishte një “kornizë” të verdhë.
Sipas SRF Meteo, pluhuri vjen kryesisht nga shtetet veriperëndimore të Afrikës, Mauritania, Mali dhe Algjeria.
Grimcat e pluhurit në ajër janë një faktor shtesë i pasigurisë për parashikimin e motit. Ato gjithashtu mund të nxisin formimin e reve.
Sidoqoftë, pluhuri Saharian duket të ketë një ndikim të papërfillshëm në shëndetin e njerëzve. Pluhuri i imët natyral përbën rreth një për qind të përqendrimit total të pluhurit të imët.
Një front i ftohtë pritet të godasë Zvicrën të Dielën. Me reshjet e tyre dhe ndryshimin e masës së ajrit, pluhuri, sipas Meteoschweiz, hiqet përsëri nga atmosfera mbi Zvicër.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...