Jodi njihet si një mineral që është shumë i rëndësishëm për funksionimin e gjëndrës tiroide, sepse është blloku themelor i ndërtimit të hormoneve të kësaj gjëndre. Sidoqoftë, shpesh harrojmë se sistemi endokrin nuk mund të ndahet nga shëndeti i të gjithë organizmit.
Për më tepër, është gjëndra tiroide që rregullon metabolizmin tonë, i cili është,siç dihet gjithnjë e më shumë, pothuajse një emër tjetër për imunitetin.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të keni jod mjaftueshëm në trup.
Mungesa e jodit mund të sjellë shtim të papritur të peshës. Me pak fjalë, ajo bën që ushqimi të tretet ngadalë, duke e shëndërruar atë në energji. Mungesa e tij gjithashtu çon në sëmundje të tilla si ankthi, rrahjet e zemrës, nervozizmi, dridhjet.

Ndryshimi i humorit dhe problemet me kujtesën mund të lidhen me pamjaftueshmërinë e jodit në trup.
Nevojat ditore për jod janë nga 150 në 200 mg në ditë, me vërejtjen se gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijë me gji duhet të marrin më shumë – është më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj. Nëse merrni të paktën 2 deri në 3 gram kripë të freskët në ditë, do të keni mjaftueshëm jod me kusht që të përdorni të jodizuar.
Nëse për disa arsye shëndetësore ose të tjera shmangni kripën, duhet të merrni jod nga burime të tjera. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për rezistencën e përgjithshme të organizmit ndaj sëmundjeve, sepse vetitë antioksiduese janë po aq të forta sa me vitaminën C dhe zinkun.
Jodi gjendet më së shumti tek prodhimet e detit – peshqit, gaforret, por edhe algat. Në ushqimet e rritura në tokë, do ta gjeni në vezë, mish, arra dhe produkte qumështi dhe burimi më i sigurt është kripa e jodizuar./arbresh.info/
Trafikonin emigrantë me kamionë, dënohen me burg tre shqipta...
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...