Përkundër faktit që në Kosovë janë paraqitur raste të infektimit për herë të dytë me COVID-19, në Klinikën Infektive të QKUK-së, nuk është asnjë pacient që është për herë të dytë i hospitalizuar.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha.
“Për momentin në Klinikën Infektive i kemi 91 pacientë, 56 prej tyre janë me oksigjenoterapi, 2 në respirator. Për momentin nuk kemi pacientë që është për herë të dytë i hospitalizuar”, bëri të ditur Ajazaj-Berisha.
Ndërkohë, infektologu, Salih Ahmeti ka deklaruar ditë më parë se ri-infektimi me coronavirus është një shqetësim.
“Në praktikën tonë kemi pasur disa raste që kanë manifestuar shenja klinike për herën e dytë dhe që të njëjtin kanë rezultuar pozitiv për herë të dytë në testin PCR. Gjithmonë te sëmundjet infektive raste përjashtuese ekzistojnë. Edhe te COVID-19, për arsye të ndryshme mund të ekzistojnë rastet e infektimit”, kishte pohuar ai.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 341 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 509.
Kurse, numri i personave të shëruar nga ky virus është 53 mijë e 17.
Akullishta në fuqi vazhdojnë të mbesin disa masat kufizuese sipas komunave, ku në zonën e verdhë dhe të gjelbër, operatorët ekonomik, sektori i gastronomisë dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00, ndërsa nuk ka kufizim të lëvizjes për qytetarë.
Ndërsa, komunat që janë në zonë të kuqe, operatorët ekonomikë, sektori i gastronomisë, dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00, kurse pas orës 21:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve.
Sipas kategorizimit të fundit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë, në zonën e kuqe janë vetëm dy komuna: Prishtina dhe Fushë Kosova.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...