“Interpelanca për punën time është një tërësi lajmesh të rreme dhe një përpjekje për të dalë nga kaosi brenda-partiak përmes një iniciative për të përmbysur qeverinë dhe për pozicione dhe vendime të vendeve të tjera ose organizatave ndërkombëtare”.
Këtë e tha zv.kryeministri për Çështjet Evropiane Nikola Dimitrov, në fjalimin e tij të parë nga foltorja në Kuvend, ku po diskutohet për interpelancën ndaj punës së tij, të dorëzuar nga OBRM-PDUKM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai i tha opozitës se mezi i presin lajmet e këqija, e kur nuk ka i sajojnë ato.
“Pak ju erdhën demantet nga Luksemburgu, thatë t’i mobilizoni edhe Danimarkën dhe Holandën, me arsyetimin se në mënyrë diskrete e kanë mbështetur veton e Sofjes. Për vendimet e shteteve të treta, fajtore është Qeveria e Maqedonisë, por nëse rastësisht ka lajme të mira nga jashtë, atëherë meritorë jeni ju”, tha Dimitrov, duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës.
Ai shtoi se interpelanca është e mbushur me absudre dhe të pavërteta./Telegrafi/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...