Më 17 shkurt, Kosova shënon 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Tashmë është zbuluar logo e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e punuar nga studentët e dizajnit grafik në Innovation Centre Kosovo (ICK), transmeton Arbresh.info.
“Ju prezantojmë logon e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ??, të qëndisur nga studentët e dizajnit grafik në ICK, nën kujdesin e mjeshtrit Abdullah Hasani Honedon. Ju ftojmë ta përdorni dhe shpërndani me #Kosova13 ❤️”, thuhet në njoftimin e ICK-së.
Ndryshe, pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008, dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.
Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës në atë kohë ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
-Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...