Bukuroshja shqiptare, Agnesa Vuthaj ka treguar më shumë për karrierën e saj, parafjykimet dhe sfidat ndër vite që prej pjesëmarrjes së saj në ‘Miss Kosova’ 17 vite më parë.
E ftuar në ‘NIN’ me Alaudin Hamitin, ajo ka rrëfyer se ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë pa e kuptuar ende se çfarë do të ndodhte, por për të pasur një eksperiencë tjetër.

Vuthaj është shprehur se nuk ka qenë e thjeshtë përshtatja e jetesës nga një vajzë e thjeshtë në një personazh publik. Ajo ka pohuar se nga çdo sfidë ka marrë një mësim, sidomos në 5 vjeçarin e parë të shfaqjes në publik.
“Misioni im kryesor ka qenë mos ta lë famën të më bjerë në kokë, pasi e kam fituar miss-in në një moshë shumë të re dhe në atë kohë missi ka qenë shumë më i madh nga se është tani, pasi ka pasur dhe më pak aktivitete se tani. Ka qenë vetëm miss-i dhe ndonjë festival, mundësia si të bëheshe i famshëm. Kështuqë për mua mirësia dhe personaliteti janë shumë të rëndësishme pavarësisht se çfarë arrin në jetë. Të jesh me këmbë në tokë dhe e buzëqeshur”, ka përfunduar Agnesa./abcnews.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...