Çdo produkt këtu ka një histori. Ideja e një dyqani të dorës së dytë është gjithashtu një eko-aksion dhe një mënyrë e mirë për të kursyer.
Të marra nga Greqia dhe Italia, produktet që shiten në këtë dyqan e bëjnë veshjen tuaj shumë unike dhe të veçantë.
“Gratë këtu mund të gjejnë fustane, këmisha, pallto, shumë llojshmëri veshjesh që janë të bendeve të njohura, por me çmime shumë të volitshme”, thotë Greta Guci menaxhere e lokalit.
Përpos rrobave dhe aksesorëve, kohëve të fundit dyqani është furnizuar edhe me gjera antike.
Përveç veçantisë dhe kualitetit, si dhe çmimit të volitshëm, njerëzit kanë larguar komplekset për blerjen e rrobave të dorës së dytë.
“Aksesori më i veçantë që i mbledh të gjitha gratë në dyqan janë broshët”, thotë Guci.
Po ashtu të veçanta janë edhe versët që janë të punuara me gurë natyral. Këtu gjeni edhe piktura origjinale.
Dhe nëse po kërkoni që të bëni ndryshime, kjo është një nga alternativat që mund ta përdorni, me anë të shpenzimit minimal, sepse shoqëria jonë është e shtyrë nga konsumizmi.
Prandaj, një nga mënyrat më të mira për të përfituar buxheti juaj, për të shpëtuar mjedisin dhe për të blerë produkte unike, në shumë vende të botës frekuentohen shumë këto dyqane./M.Avdimetaj/arbresh.info/
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...