Një shtetas shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me veturë dje në Venecia të Italisë.
Viktor Kullolli, 45 vjeç, humbi kontrollin e veturës së tij Peugeout 307 dhe përfundoi në lumë, shkruajnë mediat italiane.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Isonzo-Quatro D’Altino në qytetin e Venecias.
Një i ri italian i cili e kishte parë se çfarë kishte ndodhur, u hodh në ujë për të shpëtuar 45-vjeçarin shqiptar.
U zhyt por ishte shumë e vështirë ta gjente pasi nuk dukej mirë, dhe pas disa përpjekjeve u kthye në breg, shkruan Venezia Today.
Në vendngjarje erdhën edhe njerëz të tjerë që u përpoqën të jepnin ndihmën e tyre, por pasi disa minutash mbërritën ambulanca, zjarrfikësit, policia dhe zhytësit profeionistë.
Pas dy orësh kërkimesh intensive, trupi u gjet i pajetë rreth orës 11:30, rreth 200 metra larg nga ku kishte ndodhur aksidenti.
Kërkimet u bënë edhe më të vështira për shkak të mjegullës së dendur që kishte përfshirë qytezën Mogliano Veneto, ku banonte edhe Kullolli
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...