Kthesë radikale në situatën e Martin Odegaard. Norvegjezi, i përjashtuar nga Zidane nga ndeshja e Kupës së Mbretit kundër Alcoyano, ka kërkuar të largimin nga klubi “merengues” për shkak të mungesës aktivizimit nga trajneri i “Los Blancos”.
Odegaard nuk është i kënaqur me rolin e tij te Real Madridi (367 minuta), kështu që ai ka bërë të qartë klubit dëshirën e tij për të lënë skuadrën e Madridit, për të kërkuar minuta në një ekip tjetër.
Zidane dëshiron ta ketë në dispozicion norvegjezin për shkak të mungesës së alternativave në qendër të fushës, por gjithçka tregon se ai do të duhet të pranojë largimin e një futbollisti që nuk i jepet rëndësi.
Përballë kësaj situate, norvegjezi po sheh mundësinë e kthimt te Real Sociedadi. Klubi nga San Sebastiani do ta mirëpriste mesfushorin me krahë hapur.
Odegaard ishte “nënshkrimi” i vetëm i Madridit verën e kaluar, pasi Zidane vendosi ta kthente nga huazimi te Real Sociedadi, që dëshironte të kishte mesfushorin edhe një tjetër sezon.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje