Memphis Depay është lojtar i kërkuar nga ekipi katalunas Barcelona që e shohin si objektivin kryesor për repartin e sulmit shkruan E përditshmja AS, transmeton Arbresh.info
Por Barcelona mund ta humbas holandezin nëse nuk përshpejton për transferimin e tij.
Në garë për transferimin e tij është futur edhe rivali kryesor i ekipit të Barcelonës, Real Madrid.
Largimi i Luka Jovic ka lënë një boshllëk në repartin ofensivë të Realit.

E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Real Madrid është duke biseduar me Lyonin për afrimin e lojtarit.
Lyon i ka bërë të qartë se dëshiron pesë milionë euro për ta lënë të lirë Depayn të largohet në janar, para që për Realin nuk janë problem.
Por problemi mbetet për ta bindur lojtarin i cili besohet se ka një marrëveshje personale me Barcelonën për t’iu bashkuar atyre në verë si transferim i lirë pasi i skadon kontrata me Lyonin./Arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...