Duke i dhënë fund një periudhe 14-vjeçare pa zgjedhje, këtë pranverë dhe verë palestinezët do të kenë tre palë zgjedhje, edhe atë zgjedhje parlamentare, presidenciale dhe për Këshillin Kombëtar.
Sipas dekretit të nënshkruar sot nga presidenti palestinez Mahmoud Abbas, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 22 maj, zgjedhjet presidenciale më 31 korrik ndërsa zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Palestinez më 31 gusht.
Mahmoud Abbas bëri nënshkrimin ceremonial të dekretit gjatë takimit me Hanna Nasser, kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në selinë presidenciale në Ramallah në Bregun Perëndimor, njoftoi agjencia zyrtare e Palestinës e lajmeve WAFA.
Grupet palestineze Hamas dhe Fatah kanë qenë në mosmarrëveshje që kur Hamas pushtoi Gazën nga rivali i saj në vitin 2007, por shtatorin e kaluar ata u takuan në Turqi dhe ranë dakord për të mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
Më 31 dhjetor, udhëheqësi i lartë i Hamasit, Ismail Haniyeh, i dërgoi Abbas-it një letër zyrtare për t’i dhënë fund ndarjes së brendshme palestineze dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në territoret palestineze./AA/
Për herë të parë në Kosovë kryhet me sukses operacioni për S...
Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta ish-drejtuesi i K...
Durmishi i reagon Komunës: Segmenti i rrugës “Mon Balaj” nuk...
“Auuu…”, Kushtrimi pyetet për Sasën: A të ka marrë malli?
Lista Serbe ankohet në PZAP ndaj vendimit të KQZ-së
Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë ...