U deshën 15 javë pritje që Schalke 04 të gjente fitoren e parë në Bundesligë.
Ata triumfuan bindshëm 4-0 ndaj Hoffenheimit, në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Gelsenkirchen”.
Sulmuesi 19-vjeçar amerikan Matthew Hoppe ishte protagonist i padiskutueshëm për Schalken, pasi arriti të shënojë tre golat e parë të ndeshjes, duke mbyllur llogaritë, ndërsa “pokerin” e kompletoi 23-vjeçari maroken Amine Harit, i cili më herët kishte shërbyer tre asistet e golave të parë.
Kështu, Schalke shkon në kuotën e shtatë pikëve dhe gjendet në vendin e parafundit në tabelë. /Gazeta Express/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë