Fabio Capello nuk ishte aspak i impresionuar nga shfaqja e emocioneve e menaxherit të Southamptonit, Ralph Hasenhuttl, pas fitores ndaj Liverpoolit.
Trajneri i njohur ra në gjunjë dhe shpërtheu në lot pas fërshëllimës së fundit në fitoren 1-0 kundër kampionëve në fuqi të Ligës Premier.
“Unë nuk e kuptoj këtë lloj gjëje”, ka thënë fillimisht ish-menaxheri i Anglisë për Sky Sport Italia.

“Ai ishte duke punuar, pak emocione është mirë në këto situata, por kjo ishte krejtësisht e tepërt”.
“Pse duhet të bini në tokë dhe të fillonit të qani?!”, përfundoi Capello.
Hasenhuttl ka thënë për BBC Sport pas ndeshjes se ai u ‘shterë’ nga takimi i ‘tensionuar’.

“Ishte një lojë intensive, zëri im është gati humbi. Djemtë janë të lodhur, duhet të jesh për të fituar kundër një ekipi të tillë. Djemtë besuan në atë që po bënin”.
“Në minutën e 92-të mendova, në rregull, mund të ketë diçka për ne. Është një mbrëmje perfekte”, deklaroi Hasenhuttl./Arbresh.info/
Komuna e Zetës në Mal të Zi kërkon tërheqjen e njohjes së Ko...
Gashi: Do të garoj me numrin 28 – e rëndësishme është lidhja...
SPAK godet grupin e kokainës/ 24 persona në gjykim, sekuestr...
Përfundon dëshminë ekspertja Helen Fraser në rastin ndaj Tha...
Raporti i sigurisë: 60% më pak grabitje në Prishtinë krahasu...
Lista Serbe dorëzon listën për zgjedhjet e 7 qershorit, këta...