74 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 48 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Përndryshe gjatë datave 6 dhe 7 janar 2021 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 431pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 37 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
9 lindje kanë qenë gjatë gjatë kësaj periudhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
458 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,945
analiza, ndërsa janë kryer 12 operacione.
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028