Avokati Arianit Koci, ka thënë se proceset politike dhe vullneti i votuesve nuk mund të ndalet.
Në një shkrim në Facebook, Koci ka shkruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje i fiton këto zgjedhje dhe vendosë që Albini Kurti të jetë kandidat për kryeministër – çështja mund të dërgohet në kushtetuese, transmeton arbresh.info.
Ndër të tjera avokati Arianit Koci, ka shkruar se Albin Kurti, në rastin dhe interpretimin më të keq, i skadon afati tre vjeqar i dënimit të plotfuqishëm, në shtatorin e këtij viti e deri në shtator 2021, nuk ka interpretim juridik, që ia ndalon të bëhet kryeministër.
Ky është postimi i tij në Facebook, pa ndërhyrje:
Albini, kryeministër nga shtatori i këtij viti
– Albinin mund të mos e lejojnë në këtë fazë të kandidoj në zgjedhje, duke e përdorur “kreativitetin” juridik, e duke e mos e marrë parasysh Kodin Penal në një çështje penale;
– Albinin mund mëpastaj, me kritere të vendosura gabimisht, të mos e lejojnë edhe të bëhet kryeministër, duke u thirrur në arsye morale: “si mund të jesh i përshtatshëm për kryeministër, kur nuk je i përshtatshëm për deputet, e deputetët duhet të të votojnë?”.
Por, proceset politike dhe vullneti i votuesve nuk mund të ndalet.
Nëse VV fiton në këto zgjedhje dhe vendosë që Albini të jetë kandidat për kryeministër – çështja mund të dërgohet në kushtetuese.
Prandaj, kujdes nga kurtha eventuale.
Albinit, në rastin dhe interpretimin më të keq, i skadon afati tre vjeqar i dënimit të plotfuqishëm, në shtatorin e këtij viti.
Prej atëherë – shtator 2021, nuk ka interpretim juridik, që ia ndalon të bëhet kryeministër./Arbresh.info
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...