Personi që u kap në flagrancë nga Policia e Kosovës duke marr ryshfet në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik është Betim Selimi, vëllai i gruas së ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj.
Selimi ishte punësuar nga Ministria e Shëndetësisë përmes projektit të financuar nga Banka Botërore për shëndetësinë kosovare në shtator 2020. Komisioni i pranimit përbëhej nga kryeinspektori farmaceutik Shaban Osmanaj dhe Sekretari i MSH-së Ardian Mehmetaj, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka kërkuar sqarime nga ministri Zemaj për mënyrën e punësimit të mikut të tij, por ai nuk ka kthyer përgjigje.
Betim Selimi u kap nga Policia e Kosovës duke marr ryshfet 20 euro për të përshpejtuar procedurën e rezultatit të testit PCR në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
Ai ishte punësuar në IKSHPK si staf mbështetës nga Ministria e Shëndetësisë, por më pas kishte filluar të merrej edhe me mostra.
Zemaj nuk ka dhënë sqarime as pse është marr miku i tij me çështje profesionale, ndonëse ishte punësuar si staf mbështetës. Ai nuk e ka komentuar arrestimin e tij dhe nuk ka kthyer përgjigje nëse do të jap dorëheqje nga pozita e ministrit pas këtij skandali.
Selimi u arrestua më 30 dhjetor në vendin e tij të punës në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik pasi u kap në flagrancë duke marr ryshfet për të përshpejtuar procedurën e marrjes së rezultatit të testit PCR.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pas arrestimit doli me një sqarim se Selimi nuk ishte laborant dhe as punonjës i këtij institucioni.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...